venerdì 24 settembre 2010

Paketa e keshillave per te qene te lumtur

Doni qe te jeni perhere te gezuar dhe te kaloni dite te lumtura? Natyrisht qe sekretin e kesaj nuk e ka gjetur askush qe ka jetuar ne kete bote, por ama studiues te veçante jane perpjekur te hulumtojne se cilat jane rruget e duhura qe te afrojne drejt kesaj.Ja se ç’keshilla konkrete jep nje formule e 
shperndare ne miliona njerez ne bote, per te pasur sa me shume gezim ne ditet tuaja dhe qe bilanci i jetes te jete me shume lumturi, sesa deshperim apo trishtim...

Shendeti:



-Pi shume uje.
-Mengjesin haje si mbret, dreken si princ, e darken si lypes.
-Ha me shume ushqime qe rriten ne peme e me pak ha ushqime qe prodhohen ne fabrika.
-Jeto me 3 E-ja: Energji, Entuziazem, Ndjeshmeri (Empathy).
-Gjej kohe per lutje.
-Luaj me shume.
-Lexo me shume libra se sa ke lexuar ne vitin 2009.
-Ulu ne qetesi se paku 10 minuta per çdo dite.
-Fli 7 ore.
-Per çdo dite ec 10 - 30 minuta dhe kur te ecesh buzeqesh.
Personaliteti:



-Mos e krahaso jeten tende me te te tjereve. Nuk keni idene sa kane hequr ata per te arritur deri aty.
-Mos krijo mendime negative per gjerat qe nuk mund t'i kontrollosh. Ne vend te kesaj investoje energjine tende ne momentin pozitiv te tanishem.
-Mos tejkalo. Mbaji kufijte e tu.
-Mos e merr veten shume seriozisht. Askush nuk e merr.
-Mos e humb energjine tende te çmuar ne thashetheme.
-enderro me shume kur je zgjuar.
-Lakmia eshte e perkohshme. Ti i ke te gjitha qe te duhen.
-Harroji gjerat nga e kaluara. Mos ia kujto partnerit gabimet e tij / saj te se shkuares. Kjo do te shkaterroje lumturine tuaj te momentit.
-Jeta eshte shume e shkurter per ta kaluar duke i urryer te tjeret. Mos i urrej njerezit.
Bej paqe me te kaluaren tende qe te mos e demtosh te tashmen.



-Askush nuk eshte i detyruar per lumturine tende, perveç teje.
-Realizoje jeten sikur ajo te jete shkolle dhe ti te jesh ketu per te mesuar.
-Problemet jane thjesht pjese te programit mesimor qe shfaqen dhe zhduken sikur mesimet e algjebres, por mesimet qe meson do te mbesin perjete.
-Buzeqesh dhe qesh me shume.
-Nuk ke nevoje ta fitosh çdo argument. Pajtohu me mospajtimin.
Shoqeria:



-Kontaktoje familjen tende sa me shpesh.
-Çdo dite jepju nga diçka te tjereve.
-Fali te gjithe per gjithçka.
-Kalo me shume kohe me njerezit e moshes mbi 70 vjet dhe nen 6 vjet.
-Perpiqu t'i besh te qeshin se paku tre njerez ne dite.
-Çka mendojne te tjeret per ty nuk eshte pune e jotja.
-Vendi yt i punes nuk do te merzitet per ty kur te jesh semure. -Miqte e tu po. Mbaje kontaktin me ta.
Jeta:



Bej gjerat e duhura!
-Lirohu nga çdo gje qe nuk eshte e nevojshme, nuk eshte e bukur dhe qe nuk te jep kenaqesi.
-Cilado situate, e mire ose e keqe, do te ndryshoje.
-Pavaresisht se si ndihesh, ngrihu, vishu dhe duku.
-Me e mira ende nuk ka ardhur.
-Kur zgjohesh ne mengjes i gjalle, falenderoje Zotin per kete.
-Brendesia jote duhet te jete gjithmone e lumtur, prandaj behu i/e lumtur.

Nessun commento :

Posta un commento

Faleminderit per komentin!