Visualizzazione post con etichetta AFORIZMA. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta AFORIZMA. Mostra tutti i post

sabato 10 settembre 2011

Dashuri ne vetevete


Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova se vuajtjet emocionale dhe dhimbjet janë vetëm një paralajmërim per te me thënë mua qe nuk mund të jetoj kundër se vertetes sime.
Unë tani e di qe ky quhet “ORIGJINALITET”.

Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova se sa e sikleteshme paska qene te kem deshiruar ti imponoja dëshirat e mia dikujt tjeter, duke ditur qe kohet nuk ishin te pjekura dhe ai person nuk ndjehej gati, edhe pse ai person isha UNE.
Unë tani e di qe ky quhet “RESPEKT” për veten time.

Kur fillova te dua me te vertet vetveten, ndalova te deshiroj nje jete tjeter dhe kuptova qe çdo gje rreth meje eshte nje ftese për rritjen time. Tani e di qe kjo gje quhet “ PJEKURI”.

Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova... qe gjendesha gjithmonë dhe në çdo rast ne vendin e duhur në momentin e duhur dhe qe gjthcka qe po ndodhte ishte pozitive.
Qe atehere, une munda të ndjehem i qete. Tani e di se kjo gje quhet “RESPEKT” kundrejt vetvetes.


Kur fillova te dua me te vertete vetveten, ndalova te privoj vetveten nga koha ime e lire dhe te krijoj plane madhështore per te ardhmen.
Sot, une vetem bëj ate qe me jep gezim dhe kenaqesi, ate qe dua dhe qe me ben te buzeqesh me menyren time dhe me ritmet e mija.Tani e di qe kjo gje quhet “SINQERITET”.

Kur fillova te dua me te vertete vetveten, hoqa qafe çdo gje qe nuk me kishte bere mire: ushqimin, njerezit, gjerat, situatat dhe çdo gje që me terhiqte poshte duke me larguar nga vetvetja,ne fillim e quaja një ;egoizem te shendetshëm; por tani e di që kjo quhet “DASHURI PER VETVETEN”.


Kur fillova te dua me te vertete vetveten, ndalova te pretendoj qe kam gjithmone te drejte.
Dhe keshtu kam bere me pak gabime.
Sot kam kuptuar qe kjo gje quhet “THJESHTESI”.


Kur fillova te dua me te vertete vetveten, nuk pranova me te jetoj ne te kaluaren dhe të shqetesohem per te ardhmen time.
Tashme une jetoj me shume ne kete moment te pranishëm, ku GJITHCKA ka nje vend.
Kjo eshte gjendja e jetes sime te perditshme dhe une e quaj “PERSOSMERI”.


Kur fillova te dua me të vërtetë veteveten, kuptova se mendimi im mund të me bënte të mjerueshem dhe të sëmurë.
Por, kur thirra dhe grumbullova energjite e zemres sime, intelekti m’u bë një partner i rëndësishëm. Sot, ketij bashkimi i jap emrin “DITURIA E ZEMRES”.

Nuk duhet të vazhdojmë të kemi frikë nga kontrastet, nga konfliktet dhe problemet me veteveten dhe me të tjerët Sepse edhe vete yjet, ndonjëherë ndeshen mes tyre per ti dhene origjine lindjes se boteve te reja. Sot unë e di qe kjo eshte JETA !

                                          Charles Spencer Chaplin

lunedì 7 marzo 2011

Hapi i parë domosdoshëm për të marrë gjërat që ju doni nga jeta është: të vendosni çfarë doni.

The indispensable first step to getting the things you want out of life is this: decide what you want.


Il primo passo indispensabile per ottenere dalla vita ciò che si vuole: decidere cosa si vuole.
Ben Stein

venerdì 3 dicembre 2010

Rreze drite


Ashtu si një ditë e kaluar mirë, të jep gjumë të ëmbël, ashtu një jetë e shpenzuar si duhet, të jep vdekje të qetë.
Leonardo Da Vinçi

mercoledì 21 aprile 2010

AFORIZMA HUMORISTIKE


Trimi i mirë ta çan ballin!
Trimi i mirë me shoqe shumë!
Mos i shiko gunën, shikoji kuletën!
Fshati që duket, ka drita!
Fshati që duket, s'do autobuz!
Duaje atdheun si Donika Skëndebeun!
Ai që të rreh, është më i fortë!
I jep dorën, të merr orën!
Qyli është nëna e të gjitha të këqijave, por si nënë duhet respektuar!
Shoku i mirë njihet nga lekët!
Guri i rëndë është për themele!
Duaje atdhenë si miza halenë!
Qingji i urtë pi ilaçet!
Qentë le të lehin, ti futja vrapit!
Mendja e shëndoshë do kokë të madhe!
Delja që ndahet nga kopeja është individualiste!
Njeriu që vetëm për vete punon, punon një muaj dhe bën 1 milion!
Më mirë një vezë sot, sesa një vezë nesër!
Feja e shqiptarit është pasuria!
Nuk është rroba që e bën priftin, por është prifti që bën çunat e lagjes!
Ku të duket balta më e ëmbël se mjalta! Në çmendinë!
Kalit të falur nuk i shikohet dëshmia e penalitetit!
Punën e sotme dërgoja stafit lokal për nesër!
Në rrezik e në nevojë, seicili për hesap të vetë!
Bukë e kripë e zemër! Benz, RedBull dhe femër!

Aforizma nga Sami Frasheri


Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.

S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mënçuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon të gabojë sa më pak.

Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët.

Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë ndriçon.

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.

Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.

Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur.

Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij.

E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm).

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.

Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga ndërgjegjeja e tij.

Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të qajmë.

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla aq rëndë është t’i pranosh.

Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.

Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur.

Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë tënde dhe ligësinë e vet.

Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.

Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë, mundimin, poshtërimin - çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është dashuria.

Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.

Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij - morali i përgjithshëm.