Visualizzazione post con etichetta Poezi Shqip. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Poezi Shqip. Mostra tutti i post

mercoledì 2 febbraio 2011

Engjell nuk linda por djall jo nuk jam

Si mund te harrojme kur kaq shume duam,
si te fshijme memorien,te lutem ti thuam?!
Si te harrojme ditet,vitet qe harxhuam,
si te zhdukim tjetrin fare pa kuptuar?!

Si te mos mendojme dhe vetem te qeshim,
si mund te jetojme kur nje dite ne vdesim,
vdesim nga zhgenjimi dhe nga dhimbja e shkrete,
me thuaj te lutem,nuk eshte e vertete?!

Si te thahim zemren dhe ti ndalojme ushqimin,
te jetosh pa ndjenja...e di ti kuptimin?!
Si mund te gezojme kur dicka ska vlere,
me thuaj ti valle,si une, ka te tjere?!

Sa zemra sot vuajne dhe nuk argetohen,
sa shpirtra te humbur sot jo me nuk zgjohen,
sa lot derdh kjo bote e mbushur me vrer,
sa vete i thone vdekjes_"Eja sot me merr"!

Ceshte argetimi,a na sheron dot,
eshte ngushellim a fjale e thene kot?!
si mund te harrojme me plage thelle ne gji,
si mund te shpresojme te mbytur ne zi!!

martedì 25 gennaio 2011

Dashuria

Vjen casti kur se pret
dhe dashurohesh
mendon shume ne jete
edhe te martohesh

Ne fillim eshte pengesa
qe te pret pa e ditur
se jeta pa pengesa
te gjen te papergatitur

Kjo pengese eshte dashuria
qe perjeton per te paren here
besimi dhe ndershmeria
qe kane gjithnje vlere

Thua do dashurohem
ke rene ne dashuri
Thua do martohem
do kem edhe femije

Dashuria qe perjeton
nuk te le te lire
Se kafazi ku je zene
te mban pa meshire

Dashuro dashuro se jeta
nuk eshte e persosur
Madje dhe problemet
nuk kane kurre te sosur.

E nesermja

Ti mendon te nesermen
se nuk ke idene cdo vije
as planet qe ti bere
kur ishe femije.

Koha kalon pa u ndiere
iken pa lene gjurme
jeta shkon ne vend te ndjere
si nga ti dhe nga une

Vetmia vjen kur se pret
dhe te mbyt trishtimi
kujton castet plot me jete
dhe ia keput vajtimit.

Mendon valle a do vazhdoje gjate
pa kuptuar ky cast vetmie.
Por ne nuk e parashikojme gjetke
vetmine pa shoqeri

E nesermja do vije
do apo nuk do ti
nga koha kur ishe femije
fitove flatrat e se bukures rini

venerdì 21 gennaio 2011

Mbi dritare hëna. Erë po frymon.



Mbi dritare hëna. Erë po frymon.

Plepi, në të zhveshur, zbardh e argjendon.


Diku vetmitare, harmonika qan,
Herë më duket larg, herë fare pranë.

Qan e qesh njëheraz si larëz me borë
Ku je bliri im, bliri shekullor?!

 Edhe vetë dikur merrja harmonikën,
Që me natë për festë shkoja zgjoja miken.

 Por tani për të nuk kam asnjë vlerë,
 Nën këngën e huaj qesh e qaj ngaherë.
                  

               Sergej Aleksandrovič Esenin





venerdì 14 gennaio 2011

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.



Lasgush Poradeci

giovedì 13 gennaio 2011

Të Huaj Jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë


Dritëro Agolli

mercoledì 5 gennaio 2011

Kur isha i ri, kur kisha dashuri

Kur isha i ri, kur kisha dashuri,
         ah dashuri,
E kisha zemrën plot me lumëri,
Me nuse e me dasm’ e me kurorë;
         ah, kurorë.
Isha si dash me brir’ e me këmborë.
Po e pabesa pleqëri më theu,
         ah, më theu,
Me pançën e me thonjtë më mbërtheu,
Më çthuri, m’arratisi në kurbete,
         ah kurbete,
Në male, në shkëmbenj, në prronj e dete,
Një bel, një bel, një kazm’ e një lopatë,
         ah, lopatë.
Dhe një savan i gjerë dhe i gjatë;
Një grop’ e thellë dhe përsipër baltë,
         ah moj baltë,
Kështu e do kjo mysafir’ e naltë

      

William Shakespeare

mercoledì 8 dicembre 2010

Ismail Kadare - Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.Fill pas teje

Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,

Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C’te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.

Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.




giovedì 18 novembre 2010

Poezi per te qeshur

Raskapitur e katranosur
Trup e shpirt i sakatosur
Po vajtoj pa fund pa shprese
Qe nje kater ta bej pese
Ti pese me jep nder
Me jep emrin inxhinier
Ta jap un po sta jep dyli
Se s'i thone Filoqyli
Me limite e integrale
S'kemi kohe te vemi ne hale
Ver nje tra e hiq nje vize
Do vdesim mbi analize
Sezoni erdhi:Miremengjes!
Per shkollen sec ndjeva mall
Kam dy vjet pa par nje pese
Dhe neper kurse po bej palle
Ti kur te jesh merzitur shume
Te kafja e shkolles hajde kerkom
Atje i ulur do jem un
Ne vit te pare si gjithmone
Aty do jem s'do jem larguar
Ne shkolle i mbetur si te tjere
Ne kafenene e preferuar
Aty ku rrine inxhiniere.

martedì 2 novembre 2010

Mos harro

Mos harro



Kur të ndjesh hapa të shpeshtë
që lëkundin tokën vetë,
mos kujto se hijet vdesin,
do të vi dhe në s'më pret.



Se për fjalë dhe për besë
kohë më parë është mbajtur burri,
ja që kohët kanë ndryshuar,
kur qan gruaja, zbutet guri!

                Alma Papamihali

venerdì 15 ottobre 2010

Lasgush Poradeci - MALLI

Lasgush Poradeci -Malli

Syri-i bukur që t'u mvrenjt
Syri yt që më lëndon
Do më lerë-a von a shpejt,
Do më lerë-a shpejt a von.



Sapo shpirti m'u delir
Shpirti im i nxirë krejt
Do më lerë me pahir
Syri-i bukur që t'u mvrenjt.



E do mbetem përnjëmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretëresha që më çmend
Do me lerë-a shpejt a von.



Do me lerë-a von a shpejt,
Do me lerë-a shpejt a von,
Syri i bukur që t'u mvrenjt -
Syri yt që më lëndon.



Do më lerë...A! po si
Qoftë-aherë-ose tani
Do të qaj aq dashuri
Që të humb me mall te ti?

 
Mua mendja s'me kupton
mua syri s'ma veshtron
po fillon edhe vajton,
e kullon, kullon, kullon.
 
 
Mall! O mall qe vjen e shkon!
Vjen e shkon e prape vjen
mall qe len nga perendon:
Len e vjen e zjen e bren.
Malli,mallin me s'e gjen.
 

martedì 30 marzo 2010

Kristal





Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un" dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka

Tani kerkoj une posht" e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s"te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall" prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s"gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t" ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s"ish harrim.

Pa ty








Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C"te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Nga "Perse mendohen keto male"
Autori: Ismail Kadare