martedì 29 settembre 2015

12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta. Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion. Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.
Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohësh, ka shkruar një artikull për deformimet në gjuhën shqipe: “Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë, pasi ato janë të shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës. Fakti që deformimet bëhen me shumicë edhe nga njerëzit publikë, që supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit të ulët, gjë që kërkon vëmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato arsimore. Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore, duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës profesionale. Në këtë mes nuk duhet harruar që gjuha është një nga tiparet themelore të identitetit kombëtar.”
Nisur nga ky citim, ne po e nisim nga fundi, pra nga vetja. Më poshtë, kemi renditur vetëm 12 fjalë që i përdorim çdo ditë, por që shpesh hasin deformim në drejtshqiptim dhe drejtshkrim. Ju, pasi t’i lexoni të zgjedhurat, jeni të lutur të shtoni të tjera, që këtë nismë të nisur me qëllim të mirë, të mos e lëmë me kaq.
Shkruhet: gjithëçka ose gjithshka


Duhet: gjithçka
Ë-ja fundore e fjalës gjithë bie në fjalët e përngjitura, si: gjithçka, gjithherë, gjithçmos, gjithfarë, gjithkah, gjithkund, gjithkush, gjithmbarë, i gjithmbarshëm, gjithmonë, gjithnjë, gjithsaherë, gjithsecili, gjithsesi etj.
Shkruhet: agjensi


Duhet: agjenci
Fjalët e huaja nga burimi latin e neolatin me c do të shkruhen me c e jo me s. Po ashtu, fjalët me burim grek a latin, që kanë një g përpara zanoreve i dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratë, gjenezë, gjimnastikë, higjienë, origjinë etj. Në agjencitë turistike ku shkruhet si në rastin e fotos, meritoni një paketë “all inclusive.”
Shkruhet: djath


Duhet: djathë
Shkruhet -ë-ja fundore te emrat mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës: atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;
Shkruhet: marrdhënie, mardhënie, marrëdhënje


Duhet: marrëdhënie
Emrat femërorë foljorë me prapashtesën -je e ruajnë j-në në trajtën e pashquar dhe të shquar të njëjësit dhe të shumësit; p.sh.: ardhje, derdhje, dalje, lidhje, marrje, mbështetje, pritje, shitje, tretje etj.
Por ku bashkohet j-ja me n-në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhënie, marrëdhënie, parathënie, etj. Kështu do të shkruhet edhe gie dhe jo gje djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do të shkruhen edhe emrat femërorë me -ije dhe -ijë, në të cilët j-ja i përket temës së fjalës dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije, fija; shije, shija; bijë, bija; mijë, mija; vijë, vija, fëmijë, fëmija, fëmijët a fëmi, fëmija, etj.
Shkruhet: Lagja


Duhet: Lagjja
(Shpjegimi në rastin e lagjes është si marrëdhënie). Në rast se do ndeshni një tabelë në qytet me Lagja “Luigj Gurakuqi”, shtojini edhe një –j, pra Lagjja “Luigj Gurakuqi”. Dikush do ta fiksojë, patjetër.
Shkruhet: çertifikatë


Duhet: certifikatë
Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatë, procedurë, proces, etj.;
Shkruhet: e dielë


Duhet: e diel (pa ë-fundore)
Ditën e shtatë të javës, Zoti e bëri pushim. Edhe ë-ja fundore në këtë rast është gjithmonë pushim.
Nuk shkruhet ë-ja fundore tek të gjithë emrat, te të cilët grupi i zanoreve ie ndiqet nga një bashkëtingëIlore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell, etj.; diellor, përmiell, miellzim, qiellor, etj.;
Shkruhet: Digjitalizim


Duhet: Dixhitalizim
Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim është një fjalë, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit të arsimit në Shqipëri, përmes futjes së tabletave në shkollë, ka pasur konfuzion edhe nga vetë Ministria e Arsimit për rastin në fjalë, meqenëse herë e shkruan digjitalizim e herë dixhitalizim. Për këtë, në një deklaratë publike pak kohë më parë, akademiku Jorgo Bulo ka thënë: “Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet me “xh” dhe jo me “gj”, sipas rregullit të drejtshkrimit të shqipes, që fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen”.
Shkruhet: vënd


Duhet: vend
Së bashku me qendër – jo qëndër, mendje jo mëndje; fle jo flë; qendër jo qëndër
Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëIlore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:
(më) dhemb, dhembje, femër, femërore, gjemb, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj etj.; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, mendje, mendoj, mendim, përmend, zëvendës, zëvendësoj etj.; e enjte, gështenjë, ndenja, (i, e) ndenjur, shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë etj.
Shkruhet: Mirësevini!


Duhet: Mirë se vini!
Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!”, shkruhen ndaras, jo bashkë, siç hasen zakonisht, sidomos në institucionet arsimore, ku mësohet gjuha shqipe. P.sh., thuajse në të gjitha shkollat, shohim “Mirësevini, nxënës të dashur!”, e cila, sigurisht që është shkruar gabim. Edhe në hyrje të shumë qyteteve, kjo shprehje gjendet e shkruar gabim: “Mirësevini në X qytet!”
Kujdes! Këto pasthirrma shkruhen bashkë vetëm kur ato kthehen në emra, p.sh.: Pasi i uroi mirëseardhjen, e ftoi të uleshin brenda. Fjala e mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëseardhjes. Në shenjë mirëseardhjeje etj.
Shkruhet: Qera


Duhet: Qira
Shumë njerëz e dinë se trajta e duhur është qera, madje është qesharake edhe kur korrigjojnë të tjerët kur e përdorin në të folur a të shkruar qira. Në fakt, kjo fjalë shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet me qira në këtë rast.
Shkruhet: sërisht



Duhet: sërish
Sërish hyn në grupin e atyrë fjalëve, të cilave u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet Yzberisht, në vend të Yzberish apo garazhd, në vend të garazh (siç duket ngatërrohet garazhi me grazhdin, shkruan Prof. Bejtja).

http://shqiperiaebashkuar.info

lunedì 16 luglio 2012

10 AMAZING LIFE LESSONS YOU CAN LEARN FROM ALBERT EINSTEIN


1. Follow Your Curiosity “I have no special talent. I am only passionately curious.”
2. Perseverance is Priceless “It’s not that I’m so smart; it’s just that I stay with problems longer.”
3. Focus on the Present “Any man who can drive safely while kissing a pretty girl is simply not giving the kiss the attention it deserves.”
4. The Imagination is Powerful “Imagination is everything. It is the preview of life’s coming attractions. Imagination is more important than knowledge.”
5. Make Mistakes “A person who never made a mistake never tried anything new.”
6. Live in the Moment “I never think of the future – it comes soon enough.”
7. Create Value “Strive not to be a success, but rather to be of value.”
8. Don’t be repetitive “Insanity: doing the same thing over and over again and expecting different results.”
9. Knowledge Comes From Experience “Information is not knowledge. The only source of knowledge is experience.”
10. Learn the Rules and Then Play Better “You have to learn the rules of the game. And then you have to play better than anyone else.”

sabato 10 settembre 2011

Dashuri ne vetevete


Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova se vuajtjet emocionale dhe dhimbjet janë vetëm një paralajmërim per te me thënë mua qe nuk mund të jetoj kundër se vertetes sime.
Unë tani e di qe ky quhet “ORIGJINALITET”.

Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova se sa e sikleteshme paska qene te kem deshiruar ti imponoja dëshirat e mia dikujt tjeter, duke ditur qe kohet nuk ishin te pjekura dhe ai person nuk ndjehej gati, edhe pse ai person isha UNE.
Unë tani e di qe ky quhet “RESPEKT” për veten time.

Kur fillova te dua me te vertet vetveten, ndalova te deshiroj nje jete tjeter dhe kuptova qe çdo gje rreth meje eshte nje ftese për rritjen time. Tani e di qe kjo gje quhet “ PJEKURI”.

Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova... qe gjendesha gjithmonë dhe në çdo rast ne vendin e duhur në momentin e duhur dhe qe gjthcka qe po ndodhte ishte pozitive.
Qe atehere, une munda të ndjehem i qete. Tani e di se kjo gje quhet “RESPEKT” kundrejt vetvetes.


Kur fillova te dua me te vertete vetveten, ndalova te privoj vetveten nga koha ime e lire dhe te krijoj plane madhështore per te ardhmen.
Sot, une vetem bëj ate qe me jep gezim dhe kenaqesi, ate qe dua dhe qe me ben te buzeqesh me menyren time dhe me ritmet e mija.Tani e di qe kjo gje quhet “SINQERITET”.

Kur fillova te dua me te vertete vetveten, hoqa qafe çdo gje qe nuk me kishte bere mire: ushqimin, njerezit, gjerat, situatat dhe çdo gje që me terhiqte poshte duke me larguar nga vetvetja,ne fillim e quaja një ;egoizem te shendetshëm; por tani e di që kjo quhet “DASHURI PER VETVETEN”.


Kur fillova te dua me te vertete vetveten, ndalova te pretendoj qe kam gjithmone te drejte.
Dhe keshtu kam bere me pak gabime.
Sot kam kuptuar qe kjo gje quhet “THJESHTESI”.


Kur fillova te dua me te vertete vetveten, nuk pranova me te jetoj ne te kaluaren dhe të shqetesohem per te ardhmen time.
Tashme une jetoj me shume ne kete moment te pranishëm, ku GJITHCKA ka nje vend.
Kjo eshte gjendja e jetes sime te perditshme dhe une e quaj “PERSOSMERI”.


Kur fillova te dua me të vërtetë veteveten, kuptova se mendimi im mund të me bënte të mjerueshem dhe të sëmurë.
Por, kur thirra dhe grumbullova energjite e zemres sime, intelekti m’u bë një partner i rëndësishëm. Sot, ketij bashkimi i jap emrin “DITURIA E ZEMRES”.

Nuk duhet të vazhdojmë të kemi frikë nga kontrastet, nga konfliktet dhe problemet me veteveten dhe me të tjerët Sepse edhe vete yjet, ndonjëherë ndeshen mes tyre per ti dhene origjine lindjes se boteve te reja. Sot unë e di qe kjo eshte JETA !

                                          Charles Spencer Chaplin

mercoledì 30 marzo 2011

Lentamente Muore


Lentamente muore chi diventa schiavo dell’abitudine,
ripetendo ogni giorno gli stessi percorsi,
chi non cambia la marcia, chi non rischia
e cambia colore dei vestiti, chi non parla a chi non conosce.
Lentamente muore chi fa della televisione il suo guru.
Muore lentamente chi evita una passione, chi preferisce
il nero su bianco e i puntini sulle i piuttosto che un insieme di emozioni,
proprio quelle che fanno brillare gli occhi,
quelle che fanno di uno sbadiglio un sorriso,
quelle che fanno battere il cuore
davanti all’errore e ai sentimenti.
Lentamente muore chi non capovolge il tavolo,
chi è infelice sul lavoro,
chi non rischia la certezza per l’incertezza,
per inseguire un sogno,
chi non si permette almeno una volta nella vita
di fuggire ai consigli sensati.
Lentamente muore chi non viaggia, chi non legge,
chi non ascolta musica,
chi non trova la grazia in se stesso.
Muore lentamente chi distrugge l’amor proprio,
chi non si lascia aiutare.
Muore lentamente chi passa i giorni a lamentarsi
della propria sfortuna o della pioggia incessante.
Lentamente muore chi abbandona un progetto
prima di iniziarlo,
chi non fa domande sugli argomenti che non conosce,
chi non risponde quando gli chiedono qualcosa che conosce .
Evitiamo la morte a piccole dosi,
ricordando sempre che essere vivi
richiede uno sforzo di gran lunga maggiore
del semplice fatto di respirare.
Soltanto l’ardente pazienza porterà
al raggiungimento di una splendida felicità.
                                                         Martha Medeiros