Visualizzazione post con etichetta Nënë Tereza. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Nënë Tereza. Mostra tutti i post

venerdì 12 novembre 2010

Nënë Tereza


Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit
E djeshmja iku. E nesermja akoma s'ka ardhur. Kemi vetem te sotmen. Le t'ia fillojme!
Nese lutemi, do besojme! Nese besojme, do dashurojme! Nese dashurojme, do sherbejme!
Ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla me dashuri te madhe.
Nuk ka rendesi sa shume jemi te angazhuar te bejme, por sa shume dashuri veme, ne te beret.
Sa me teper kemi,aq me teper jemi te zene, aq me pak japim. Por sa me pak kemi, aq me te lire jemi, aq me shume japim. Varferia per ne eshte liri. Nuk eshte turp. Eshte liri e gezueshme. Nuk ka televizor ketu, as kete, as ate... Por jemi shume te lumtur.
Perpara se te flasim, eshte e nevojshme te degjojme, se Zoti flet ne heshtjen e zemres.
Ne se vertet duam te dashurojme, duhet te mesojme si te falim!
Femijet kurre s'mund te jene mjaft. Femijet jane jeta e Zotit!
Ka vetem nje Zot dhe Ai eshte Zot tek te gjithe. Eshte e rendesishme te kuptohet se gjithesecili shihet si i barabarte perpara Zotit. Gjithmone kam thene se ne duhet te ndihmojme nje Hindu te behet Hindu me i mire, nje Mysliman te behet Mysliman me i mire, nje Katolik, te behet katolik me i mire.
Folu butesisht njerezve! Tregoje miresine ne fytyre, ne sy, ne buzeqeshjen tende, ne ngrohtesine e buzeqeshjes tende, gjithnje te kesh buzeqeshje gazmore! Jep jo vetem kujdesin, por edhe zemren!
Ne qofte se je i perulur, asgje nuk te prek, as levdim, as turp, sepse ti e di mire kush je.
Kur për shkak të moshës nuk do mundesh të vraposh, ec shpejt. Kur nuk do mundësh të ecësh shpejt, vetëm ec. Kur nuk do mundësh më të ecësh, përdor shkopin. Por kurrë mos u ndal!

Mos jeto kurrë pa jetë!

Dita më e bukur? Sot. Pengesa më e madhe? Frika. Gjëja më e lehtë? Të gabosh. Gabimi më i madh? Të heqësh dorë. Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi. Mëndjeheqja më e mirë? Puna. Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës. Profesionistët më të mirë? Fëmijët. Nevoja e parë? Komunikimi. Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët. Misteri më i madh? Vdekja. E meta më e keqe? Të qenit pa humor. Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen. Ndjenja më e shëmtuar? Mëria. Dhurata më e bukur? Falja. Ajo më e paçmuara? Familja. Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur. Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme. Pritja më e mirë? Buzëqeshja. Ilaçi më i mirë? Optimizmi. Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer. Forca më e madhe? Besimi. Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj). Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.