venerdì 12 novembre 2010
Mos jeto kurrë pa jetë!
Dita më e bukur? Sot. Pengesa më e madhe? Frika. Gjëja më e lehtë? Të gabosh. Gabimi më i madh? Të heqësh dorë. Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi. Mëndjeheqja më e mirë? Puna. Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës. Profesionistët më të mirë? Fëmijët. Nevoja e parë? Komunikimi. Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët. Misteri më i madh? Vdekja. E meta më e keqe? Të qenit pa humor. Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen. Ndjenja më e shëmtuar? Mëria. Dhurata më e bukur? Falja. Ajo më e paçmuara? Familja. Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur. Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme. Pritja më e mirë? Buzëqeshja. Ilaçi më i mirë? Optimizmi. Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer. Forca më e madhe? Besimi. Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj). Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.
Iscriviti a:
Commenti sul post
(
Atom
)
Nessun commento :
Posta un commento
Faleminderit per komentin!