mercoledì 19 maggio 2010

Facebook ben publike te dhenat private!!

Në një e-mail drejtuar CNN, zëdhënësi i Facebook Andrew Noyes u është përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme rreth shqetësimeve mbi privatësinë dhe politikat e privatësisë së kësaj faqeje, që përjetuan disa ndryshime gjatë muajit prill.

“Gjersa më shumë e më shumë njerëz po shkëmbejnë material online, është e rëndësishme që Facebook dhe faqe tjera t’i ofrojnë atyre kontroll të pastër mbi informacionin që ata dëshirojnë të shkëmbejnë, kur dëshirojnë të shkëmbejnë dhe me kë” shkroi ai në e-amil. “Ne kuptojmë se mirëmbajtja e privatësisë së njerëzve është i rëndësisë primare, jo vetëm për ta por edhe për eko-sistemin e internetit si tërësi dhe mirëpresim ide inovative në këtë hapësirë”.

Noyes bëri këtë koment në referencë ndaj rivalit MySpace, i cili vendosi që gjatë kësaj jave ta bëjë faqen e saj më private.

Disa njerëz kanë fshirë llogaritë e tyre në Facebook për shkak të shqetësimeve mbi privatësinë. Rrjeti online social, që ka mbi 400 milion përdorues, lejon kontrolle të mira mbi privatësinë, por disa njerëz ankohen se këto të dhëna janë të shumta dhe tepër të komplikuara.

Nëse keni probleme me privatësinë në Facebook dhe dëshironi të ndryshoni diçka atëherë, ju mund t’i përdorni këto katër vegla në ndihmë:

ReclaimPrivacy, së fundi ka lancuar një vegël që skanon të dhënat e privatësisë së profilit tuaj në Facebook. Ai ju paralajmëron kur informatat tuaja personale janë të hapura për publikun.

SaveFace, është pa pagesë për instalim, dhe në mënyrë automatike konfiguron informacionet mbi profilin tuaj.

Vegla tjera që do t’ju hyjnë në punë janë edhe TinEye dhe OpenBook, ku kjo e fundit mund t’ju frikësojë dhe t’ju shtyjë që të bëni profilin tuaj privat. Vetëm klikojeni dhe shihni disa përditësime publike të statuseve, që në disa raste janë mjaft qesharake.

1 commento :

  1. Në një kohë kur presioni ndaj Facebook po rritet për shkak të cështjes së privatësisë, kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ka vendosur të marrë masa për të parandaluar censurën.

    Sipas projektit më të fundit, Facebook do aplikojë tre rrathë sigurie. Rrethi i parë do lejojë që të shikojnë informacionet personale vetëm njerëzit që të njohin, i dyti lejon që të shikojnë të dhënat e tua, të njohurit e miqve te tu dhe i treti lejon që hyjnë tek të dhënat private të gjithë anetarët e Facebook.

    Kjo masë sigurie do aplikohet pas pak ditësh në një datë që nuk është përcaktuar ende. Ndërkohë, QuitFacebookDay.com vazhdon të thithë fansa nga e gjithë bota, të cilët synojnë mbylljen e Facebook pikërisht për dhunimin e privatësisë.

    Presion ndaj Facebook ka pasur edhe nga Kongresi Amerikan dhe Bashkimi Europian qe janë vënë në lëvizje për të paralajmëruar blogun e famshëm.

    RispondiElimina

Faleminderit per komentin!