giovedì 30 settembre 2010

25 FAKTE MAGJEPSËSE PËR DASHURINË


            
            1- Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

            2- Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

            3- Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

            4- Vajzat feministë kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

            5- Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë renë më shumë në dashuri me dike që kanë vite që e njohin, se sa me një të sapo njohur.

            6- Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

            7- Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mendje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

            8- Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si të një person që ndjen një frike të madhe – zmadhim të bebes se syrit, duar të djersitura, dhe rritje te të rrahurave të zemrës.

            9- Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

            10- Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

            11- Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analize të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në lindje.

            12- Rreth 11 për qind e grave kontrollojnë menjëherë “online” për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 për qind të meshkujve.


            13- Me kalimin e kohës, partneret tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëjtat sjellje.

            14- Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dike (65 për qind e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

            15- Tradita e unazës se fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unaze të fejuarës se tij Mary nga Burgundy.

            16- Rreth 43 për qind e grave preferojnë që partneret të mos tregojnë shenja “dashurie” nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

            17- Njerëzit që sapo kanë renë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotoninë, në nivele aq të ulëta sa dhe të një person i sëmure.

            18- Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si numri 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës se pritjes.

            19- Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shanse për një çift të suksesshëm.

            20- Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

            21- Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit “Romeo dhe Zhulieta”, merr rreth 1000 letra çdo vit në adrese të Zhulietës, çdo Valentin.

            22- “Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar”, thotë Helen Fisher autor i librit “Pse dashurojmë”. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbetën aktive.

            23- Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyre. Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afirmitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.

            24- Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njeri nga partneret është i përfshire në të.

            25- Një marrëdhënie romantike i bën të dy partneret të lumtur. Sa më afër ndihemi, aq më të lumtur jemi.

TË FALËSH TË TJERËT D.M.TH TË DUASH LUMTURINË TËNDE...!

Kur një njëri e shohim në rrugë na duhet vetëm një vështrim I thjesht pamor për të ditur se çfarë rroba ka të veshura,bartë apo jo syze, çfarë ore mbanë, modelin e krehjes së flokëve etj,etj por për të ditur përafërsisht se çfarë fshihet prapa shpirtit të tij, karakterin, mendimet, ndjenjat është shumë më e vështirë por jo plotësisht e pamundur, Zoti i ka dhënë njerëzve shenja të veçanta me të cilat mund të dimë shumë gjëra për ta. Mirësia dhe ligësia gjendën brenda në secilin prej nesh dhe kanë edhe formën dhe mënyrën e shfaqjes së tyre të jashtme. Një mendje dhe shpirt i disiplinuar kultivon në mënyrë maksimale të mirën brenda vetës duke lënë tejet të vogël apo eliminuar krejtësisht hapësirën ku të qëndrojë e keqja,ashtu si edhe një mendje e shkurtër dhe një shpirt I paditur ushqejnë në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme të ligën brenda tyre sa tek ta rrallë mund të gjesh një pike mirësie.
            Të lejosh që urrejtja, xhelozia, frika, zilia, dëshira e hakmarrjes, dëshira për të ndryshuar atë që është e pamundur të ndryshohet, të jetë përherë e pranishme brenda nesh do të thotë të punosh pandërprerë që vetës t’i shkaktosh probleme serioze psiqike dhe fizike,probleme me zemër,me tension,me lukth, me gjumë, me kokë dhembje etj, etj. Urrejtja dhe bashkëpërcjellëset e saj, ndonëse nuk shihen,njësoj si ndonjë gaz i helmueshëm, vrasin, gjymtojnë, shkatërrojnë.
             Mund të tingëllojë qesharake por si duket urrejtja, zilia, dëshira e hakmarrjes kanë format e tyre të padukshme dhe brenda atij të cilit banojnë shëtisin nëpër tërë trupin, grithin, çjerrin, kafshojnë duke shkaktuar sëmundje, gjakderdhje të brendshme, armiq të imagjinuar. Në të njëjtën mënyrë dashuria, mirësia, mëshira, toleranca, falja punojnë pandërprerë për ta mbajtur sa më në formë trupin dhe shpirtin e njeriut,ato vrapojnë shpejt për të rigjeneruar një simptomë të shfaqur, për ta lëmuar një rrudhë, për të mos lejuar që të shfaqet një thinjë apo për të të ledhatuar si një nënë e mire, për të bërë një gjumë sa më të rehatshëm.
            Cilido qoftë lëndimi, mashtrimi apo fyerja që na kanë bërë të tjerët duhet të gjejmë forcën për të falur për hir të shëndetit tonë. A i keni parë njerëzit që s’mund të falin e që urrejnë të gjithë e çdo gjë që s’është bërë prej tyre,se si kanë fytyrë të mpitë e plot me rrudha të parakohshme, pa asnjë arsye bëjnë ngërdheshje cinike, sytë e tyre shkëlqejnë nga një dritë armiqësore, buzët e tyre stërhollohen e fytyra here u skuqet e here u zverdhët. Ata e bëjnë këtë sepse kështu i urdhëron e keqja brenda tyre duke i helmuar e duke mos lejuar të falin të tjerët e më këtë të falin vetveten.
            Njerëz falni dhe largon të keqën nga vetvetja, ajo nuk ju lë të jetoni,ajo në fillim do të rezistojë por këmbëngulja juaj do ta mund atë dhe do t’i hap rrugë dashurisë,mirësisë dhe mëshirës që do t’ju sigurojnë një jetë të lumtur. Kujton infermieren angleze qe i fali xhelatët e saj nazist që e vranë vetëm pse kishte ndihmuar disa ushtar aleat të plagosur,ajo para se ta ekzekutonin I tha “kam kuptuar se nuk duhet ta urrejmë askënd dhe se duhet ti duam të gjithë”
            Porositë e përcjellura nga mëshira e pafund e Krijuesit nëpërmjet profetëve na thonë: “E, kurdo të ngriheni për t’u lutur, falni nëse keni ndonjë gjë kundër ndokujt”, ”Kush gjen keq të mos e fajësoj askëd përvec vetvetes” pra falni në mënyrë që të jeni të falur.

venerdì 24 settembre 2010

Paketa e keshillave per te qene te lumtur

Doni qe te jeni perhere te gezuar dhe te kaloni dite te lumtura? Natyrisht qe sekretin e kesaj nuk e ka gjetur askush qe ka jetuar ne kete bote, por ama studiues te veçante jane perpjekur te hulumtojne se cilat jane rruget e duhura qe te afrojne drejt kesaj.Ja se ç’keshilla konkrete jep nje formule e 
shperndare ne miliona njerez ne bote, per te pasur sa me shume gezim ne ditet tuaja dhe qe bilanci i jetes te jete me shume lumturi, sesa deshperim apo trishtim...

Shendeti:



-Pi shume uje.
-Mengjesin haje si mbret, dreken si princ, e darken si lypes.
-Ha me shume ushqime qe rriten ne peme e me pak ha ushqime qe prodhohen ne fabrika.
-Jeto me 3 E-ja: Energji, Entuziazem, Ndjeshmeri (Empathy).
-Gjej kohe per lutje.
-Luaj me shume.
-Lexo me shume libra se sa ke lexuar ne vitin 2009.
-Ulu ne qetesi se paku 10 minuta per çdo dite.
-Fli 7 ore.
-Per çdo dite ec 10 - 30 minuta dhe kur te ecesh buzeqesh.
Personaliteti:



-Mos e krahaso jeten tende me te te tjereve. Nuk keni idene sa kane hequr ata per te arritur deri aty.
-Mos krijo mendime negative per gjerat qe nuk mund t'i kontrollosh. Ne vend te kesaj investoje energjine tende ne momentin pozitiv te tanishem.
-Mos tejkalo. Mbaji kufijte e tu.
-Mos e merr veten shume seriozisht. Askush nuk e merr.
-Mos e humb energjine tende te çmuar ne thashetheme.
-enderro me shume kur je zgjuar.
-Lakmia eshte e perkohshme. Ti i ke te gjitha qe te duhen.
-Harroji gjerat nga e kaluara. Mos ia kujto partnerit gabimet e tij / saj te se shkuares. Kjo do te shkaterroje lumturine tuaj te momentit.
-Jeta eshte shume e shkurter per ta kaluar duke i urryer te tjeret. Mos i urrej njerezit.
Bej paqe me te kaluaren tende qe te mos e demtosh te tashmen.



-Askush nuk eshte i detyruar per lumturine tende, perveç teje.
-Realizoje jeten sikur ajo te jete shkolle dhe ti te jesh ketu per te mesuar.
-Problemet jane thjesht pjese te programit mesimor qe shfaqen dhe zhduken sikur mesimet e algjebres, por mesimet qe meson do te mbesin perjete.
-Buzeqesh dhe qesh me shume.
-Nuk ke nevoje ta fitosh çdo argument. Pajtohu me mospajtimin.
Shoqeria:



-Kontaktoje familjen tende sa me shpesh.
-Çdo dite jepju nga diçka te tjereve.
-Fali te gjithe per gjithçka.
-Kalo me shume kohe me njerezit e moshes mbi 70 vjet dhe nen 6 vjet.
-Perpiqu t'i besh te qeshin se paku tre njerez ne dite.
-Çka mendojne te tjeret per ty nuk eshte pune e jotja.
-Vendi yt i punes nuk do te merzitet per ty kur te jesh semure. -Miqte e tu po. Mbaje kontaktin me ta.
Jeta:



Bej gjerat e duhura!
-Lirohu nga çdo gje qe nuk eshte e nevojshme, nuk eshte e bukur dhe qe nuk te jep kenaqesi.
-Cilado situate, e mire ose e keqe, do te ndryshoje.
-Pavaresisht se si ndihesh, ngrihu, vishu dhe duku.
-Me e mira ende nuk ka ardhur.
-Kur zgjohesh ne mengjes i gjalle, falenderoje Zotin per kete.
-Brendesia jote duhet te jete gjithmone e lumtur, prandaj behu i/e lumtur.

mercoledì 1 settembre 2010

SONNET 6 W. Shakespeare

Then let not winter's ragged hand deface 
In thee thy summer, ere thou be distill'd:
Make sweet some vial; treasure thou some place
With beauty's treasure, ere it be self-kill'd. 
That use is not forbidden usury, 
Which happies those that pay the willing loan;
That's for thyself to breed another thee, 
Or ten times happier, be it ten for one; 
Ten times thyself were happier than thou art,
If ten of thine ten times refigured thee: 
Then what could death do, if thou shouldst depart,
Leaving thee living in posterity? 
    Be not self-will'd, for thou art much too fair,
    To be death's conquest and make worms thine heir.


Mos e lejo dimrin të vrasë bukurinë,
por mbështille me ngrohtësinë e verës;
Bukuria është thesar i çmuar, ruaje
të mos vetëvritet përdore mos ngurro;
nuk është si borxhi që s’ke ta paguash;
Por të njohësh veten dhjetë herë më shumë
ta shtosh e aq më shumë të lumturohesh,
Nuk ka ç'të bëjë vdekja atëherë;
A mundet ajo të nënshtrojë
bukurinë e shumëfishuar?