venerdì 15 ottobre 2010

Lasgush Poradeci - MALLI

Lasgush Poradeci -Malli

Syri-i bukur që t'u mvrenjt
Syri yt që më lëndon
Do më lerë-a von a shpejt,
Do më lerë-a shpejt a von.



Sapo shpirti m'u delir
Shpirti im i nxirë krejt
Do më lerë me pahir
Syri-i bukur që t'u mvrenjt.



E do mbetem përnjëmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretëresha që më çmend
Do me lerë-a shpejt a von.



Do me lerë-a von a shpejt,
Do me lerë-a shpejt a von,
Syri i bukur që t'u mvrenjt -
Syri yt që më lëndon.



Do më lerë...A! po si
Qoftë-aherë-ose tani
Do të qaj aq dashuri
Që të humb me mall te ti?

 
Mua mendja s'me kupton
mua syri s'ma veshtron
po fillon edhe vajton,
e kullon, kullon, kullon.
 
 
Mall! O mall qe vjen e shkon!
Vjen e shkon e prape vjen
mall qe len nga perendon:
Len e vjen e zjen e bren.
Malli,mallin me s'e gjen.
 

1 commento :

  1. Shqipëri! moj nëna ime,
    Më ke rritur me thërrime!
    Shqipëri! të qofsha falë,
    Të kam nënë e më ke djalë

    RispondiElimina

Faleminderit per komentin!