I gjithë përkujdesi i prindërve, dashuria e tyre, ngrohtësia, mbështetja dhe shtysa që na kanë dhënë, ndër të tjera kanë ndërtuar e forcuar në karakterin tonë një përvojë të vyer, e cila është rritur së bashku me karakterin tonë, që tashmë kthehet në një ndihmë për disa rregulla e procese thelbësore të jetës
Nuk ka rëndësi mosha, koha, apo mënyra: të gjithë jemi fëmijë sa herë që ndodhemi përballë prindërve. Një proces i pavetëdijshëm, që na kthen të gjithëve pas, në fëmijërinë tonë. Është një transformim që në shumë raste e kuptojmë se si ndodh, e në shumë të tjera e kemi të vështirë. Përballë prindërve tanë, në çdo moshë, ne jemi dhe do të mbetemi fëmijë. Me kalimin e viteve, edhe pse ndiejmë se rritemi në mënyrë të vazhdueshme, asnjëherë nuk i humbasim brenda vetes “prindërit tanë”. Një ndjenjë kjo që hiron si shiriti i regjistruar i një filmi, në të cilin kanë mbetur të memorizuara të gjitha fjalët, këshillat, e porositë që nëna e babai na kanë thënë në fëmijëri. I gjithë përkujdesi i prindërve, dashuria e tyre, ngrohtësia, mbështetja dhe shtysa që na kanë dhënë, ndër të tjera kanë ndërtuar e forcuar në karakterin tonë një përvojë të vyer, e cila është rritur së bashku me karakterin tonë, që tashmë kthehet në një ndihmë për disa rregulla e procese thelbësore të jetës. Cilado qoftë mënyra e manifestimit të saj, kthimi mbrapa është një shenjë delikate e identitetit, e cila nuk ka ditur të rritet e forcohet. Nuk ka rëndësi nëse keni përfunduar studimet dhe nuk keni gjetur ende një punë, apo jeni në punë dhe nuk keni një pagë të kënaqshme për të mbajtur veten, nuk ju pëlqen të gatuani, sepse ushqimi vetëm në shtëpi nuk ju shijon, nuk keni vullnet të pastroni,sepse jeni zënë me të dashurin. E rëndësishme është që jeni kthyer në shtëpi te nëna dhebabai. Këto janë këshilla që ju hyjnë në punë, ju ndihmojnë tëmbijetoni në bashkëjetesën familjare. Gjërat janë të lehta kur një njeri fiton pavarësinë, por kur prindërit tuaj ju shohin që riktheheni në shtëpi, instiktivisht përpiqen të kontrollojnë jetën tuaj.Për të shijuar lirinë, secili prej nesh duhet të ketë brenda vetes aftësinë për t’u rritur, për të përballuar dhimbjet dhe zhgënjimet që kjo gjë na sjell. Është shumë e rëndësishme të jemi të përgatitur për çdo të papritur që mund të na sjellë jeta dhe të mos jetojmë me bindjen se do të gjejmë gjithnjë mbështetjen dhe ngushëllimin e prindërve, duke këmbëngulur se detyra e tyre është të kënaqin nevojat tona, sa herë që na nevojitet. Një fakt shumë i rëndësishëm është se kurrë nuk duhet të na mundin ndjesitë e fajit kundrejt tyre. Për këtë arsye nuk duhet të kemi asnjëherë frikë të bëjmë zgjedhjet tona në mënyrë të pavarur, të marrim vendime që ne i quajmë të drejta.
Mos u përpiqni të fi toni kohë
Nessun commento :
Posta un commento
Faleminderit per komentin!