martedì 30 marzo 2010

Kristal





Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un" dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka

Tani kerkoj une posht" e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s"te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall" prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s"gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t" ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s"ish harrim.

1 commento :

Faleminderit per komentin!