giovedì 18 novembre 2010

Poezi per te qeshur

Raskapitur e katranosur
Trup e shpirt i sakatosur
Po vajtoj pa fund pa shprese
Qe nje kater ta bej pese
Ti pese me jep nder
Me jep emrin inxhinier
Ta jap un po sta jep dyli
Se s'i thone Filoqyli
Me limite e integrale
S'kemi kohe te vemi ne hale
Ver nje tra e hiq nje vize
Do vdesim mbi analize
Sezoni erdhi:Miremengjes!
Per shkollen sec ndjeva mall
Kam dy vjet pa par nje pese
Dhe neper kurse po bej palle
Ti kur te jesh merzitur shume
Te kafja e shkolles hajde kerkom
Atje i ulur do jem un
Ne vit te pare si gjithmone
Aty do jem s'do jem larguar
Ne shkolle i mbetur si te tjere
Ne kafenene e preferuar
Aty ku rrine inxhiniere.

venerdì 12 novembre 2010

Nënë Tereza


Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit
E djeshmja iku. E nesermja akoma s'ka ardhur. Kemi vetem te sotmen. Le t'ia fillojme!
Nese lutemi, do besojme! Nese besojme, do dashurojme! Nese dashurojme, do sherbejme!
Ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla me dashuri te madhe.
Nuk ka rendesi sa shume jemi te angazhuar te bejme, por sa shume dashuri veme, ne te beret.
Sa me teper kemi,aq me teper jemi te zene, aq me pak japim. Por sa me pak kemi, aq me te lire jemi, aq me shume japim. Varferia per ne eshte liri. Nuk eshte turp. Eshte liri e gezueshme. Nuk ka televizor ketu, as kete, as ate... Por jemi shume te lumtur.
Perpara se te flasim, eshte e nevojshme te degjojme, se Zoti flet ne heshtjen e zemres.
Ne se vertet duam te dashurojme, duhet te mesojme si te falim!
Femijet kurre s'mund te jene mjaft. Femijet jane jeta e Zotit!
Ka vetem nje Zot dhe Ai eshte Zot tek te gjithe. Eshte e rendesishme te kuptohet se gjithesecili shihet si i barabarte perpara Zotit. Gjithmone kam thene se ne duhet te ndihmojme nje Hindu te behet Hindu me i mire, nje Mysliman te behet Mysliman me i mire, nje Katolik, te behet katolik me i mire.
Folu butesisht njerezve! Tregoje miresine ne fytyre, ne sy, ne buzeqeshjen tende, ne ngrohtesine e buzeqeshjes tende, gjithnje te kesh buzeqeshje gazmore! Jep jo vetem kujdesin, por edhe zemren!
Ne qofte se je i perulur, asgje nuk te prek, as levdim, as turp, sepse ti e di mire kush je.
Kur për shkak të moshës nuk do mundesh të vraposh, ec shpejt. Kur nuk do mundësh të ecësh shpejt, vetëm ec. Kur nuk do mundësh më të ecësh, përdor shkopin. Por kurrë mos u ndal!

Mos jeto kurrë pa jetë!

Dita më e bukur? Sot. Pengesa më e madhe? Frika. Gjëja më e lehtë? Të gabosh. Gabimi më i madh? Të heqësh dorë. Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi. Mëndjeheqja më e mirë? Puna. Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës. Profesionistët më të mirë? Fëmijët. Nevoja e parë? Komunikimi. Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët. Misteri më i madh? Vdekja. E meta më e keqe? Të qenit pa humor. Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen. Ndjenja më e shëmtuar? Mëria. Dhurata më e bukur? Falja. Ajo më e paçmuara? Familja. Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur. Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme. Pritja më e mirë? Buzëqeshja. Ilaçi më i mirë? Optimizmi. Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer. Forca më e madhe? Besimi. Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj). Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.

martedì 2 novembre 2010

Mos harro

Mos harro



Kur të ndjesh hapa të shpeshtë
që lëkundin tokën vetë,
mos kujto se hijet vdesin,
do të vi dhe në s'më pret.



Se për fjalë dhe për besë
kohë më parë është mbajtur burri,
ja që kohët kanë ndryshuar,
kur qan gruaja, zbutet guri!

                Alma Papamihali