mercoledì 2 febbraio 2011

Engjell nuk linda por djall jo nuk jam

Si mund te harrojme kur kaq shume duam,
si te fshijme memorien,te lutem ti thuam?!
Si te harrojme ditet,vitet qe harxhuam,
si te zhdukim tjetrin fare pa kuptuar?!

Si te mos mendojme dhe vetem te qeshim,
si mund te jetojme kur nje dite ne vdesim,
vdesim nga zhgenjimi dhe nga dhimbja e shkrete,
me thuaj te lutem,nuk eshte e vertete?!

Si te thahim zemren dhe ti ndalojme ushqimin,
te jetosh pa ndjenja...e di ti kuptimin?!
Si mund te gezojme kur dicka ska vlere,
me thuaj ti valle,si une, ka te tjere?!

Sa zemra sot vuajne dhe nuk argetohen,
sa shpirtra te humbur sot jo me nuk zgjohen,
sa lot derdh kjo bote e mbushur me vrer,
sa vete i thone vdekjes_"Eja sot me merr"!

Ceshte argetimi,a na sheron dot,
eshte ngushellim a fjale e thene kot?!
si mund te harrojme me plage thelle ne gji,
si mund te shpresojme te mbytur ne zi!!

Nessun commento :

Posta un commento

Faleminderit per komentin!