giovedì 20 gennaio 2011

Mos me braktis


Më jep dorën të shkruaj 
Të marrë krahë mendimi, 
Më jep pulsin e zemrës 
Mos të ngrij trishtimi, 
Më jep buzët e tua 
Puthjen ta jap unë, 
Eja, nxito hapat 
Mos ke humbur udhë? 

Shkretëtirë e borë, hëna farfurin 
Vendi anembanë, dergjur ne qefin 
Dhe mështenkat qajnë, pyjeve pa jetë...
Kush kështu ka vdekur? 
Mos vallë unë vetë? 

           Sergej Aleksandrovič Esenin

                

 

mercoledì 19 gennaio 2011

Me pelqen kur hesht

Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.

Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje - perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.

                      
                               Pablo Neruda




venerdì 14 gennaio 2011

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.



Lasgush Poradeci

giovedì 13 gennaio 2011

Të Huaj Jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë


Dritëro Agolli

mercoledì 5 gennaio 2011

Kur isha i ri, kur kisha dashuri

Kur isha i ri, kur kisha dashuri,
         ah dashuri,
E kisha zemrën plot me lumëri,
Me nuse e me dasm’ e me kurorë;
         ah, kurorë.
Isha si dash me brir’ e me këmborë.
Po e pabesa pleqëri më theu,
         ah, më theu,
Me pançën e me thonjtë më mbërtheu,
Më çthuri, m’arratisi në kurbete,
         ah kurbete,
Në male, në shkëmbenj, në prronj e dete,
Një bel, një bel, një kazm’ e një lopatë,
         ah, lopatë.
Dhe një savan i gjerë dhe i gjatë;
Një grop’ e thellë dhe përsipër baltë,
         ah moj baltë,
Kështu e do kjo mysafir’ e naltë

      

William Shakespeare