venerdì 21 gennaio 2011

Mbi dritare hëna. Erë po frymon.



Mbi dritare hëna. Erë po frymon.

Plepi, në të zhveshur, zbardh e argjendon.


Diku vetmitare, harmonika qan,
Herë më duket larg, herë fare pranë.

Qan e qesh njëheraz si larëz me borë
Ku je bliri im, bliri shekullor?!

 Edhe vetë dikur merrja harmonikën,
Që me natë për festë shkoja zgjoja miken.

 Por tani për të nuk kam asnjë vlerë,
 Nën këngën e huaj qesh e qaj ngaherë.
                  

               Sergej Aleksandrovič Esenin





1 commento :

  1. E kam zili henen sepse te ngjan ty.
    E kam zili sepse eshte e bukur si ty.
    E kam zili sepse eshte here ne humor e plote here jo si ty.
    E kam zili sepse te gjithe e adhurojne si ty.
    E kam zili se te gjithe i thurin poezi si ty.
    E kam zili sepse ka sh yje per shoqeri si ti,
    por une nuk jam aty per ty.
    Por me shume kam zili yjet qe jane afer henes,
    dhe une...une nuk jam aty se nuk me le...ti.
    I kam zili yjet se jane afer teje
    I kam zili yjet se jane te shndritshem ashtu si ti.
    I kam zili yjet se i japin botes gezim, endrra, admirim, bukuri si ti.
    Dhe une... une nuk mund te mos dashurohesha me ty.
    Ti kurre nuk do ta dish dhe une kurre nuk do ta them se ti...
    ti zgjodhe nje yll, qe nuk isha une...
    Kurse une thjesht do admiroj vallen tende lozonjare, deri ne perjetesi...
    Une...une do te pres...do te te pres... deri ne perjetesi...

    RispondiElimina

Faleminderit per komentin!